Truk me gotën e ujit i cili zbulon se çfarë cilësie kanë flokët tuaja

Sapo të jenë grisura, të thyeshme dhe pa shkëlqim, është e qartë që flokët tuaja nuk janë të shëndetshme. Mirëpo, a keni pyetur ndonjëherë se cila është struktura tyre?

Ky truk tani do t’jua zbulojë.

E gjitha që duhet të bëni është të merrni majën e gërshetit të flokëve, ta zhytni në gotë me ujë. Në rast që flokët pluskojnë në sipërfaqe, kjo do të thotë që flokët tuaja janë në gjendje të mirë.

E kundërta e kësaj, nëse flokët tuaja bien në fund të gotës, është tregues që flokët janë në gjendje të “porozitetit të lartë”. Përkatësisht, flokët janë të dobëta dhe të paqëndrueshme ndaj ndikimeve të jashtme.

Përse flokët fundosen?

Shkaku përse ndodhë kështu është që uji depërton nëpër shtresën e jashtme të qimes, ndërkaq kjo çon deri aty që flokët nën ndikimin e ujit apo to lagështisë së gërshetit, të humbin shkëlqimin, por shpesh edhe ngjyra zbehet.

Si të përmirësoni cilësinë e flokëve?

Nëse dëshironi që ta përmirësoni plotësisht cilësinë, do të duhej të ndryshoni ushqimin tuaj, por edhe që flokët tuaja “t’i ushqeni” me maska, të cilat mund t’i bëni vetë.

Në vazhdim po ju tregojmë maskën e shkëlqyeshme e cila me siguri do të përmirësojë flokët tuaja.

Tundni të bardhët e vezës, shtoni dy lugë jogurt, dy lugë avokado të shtypur, një lugë e gjysmë kivi të shtypur, dy lugë e gjysmë mjaltë dhe pesë deri në tetë pikë vaj esencial rozmarine.

Përbërësit përzieni, qitni në flokë dhe lini maskën të veprojë 20 minuta. Pastaj shpëlajini me ujë të ftohtë.