Shoqata e Transportit Rrugor: Jemi drejt falimentimit, nafta 1.69 euro e çmimi i biletës së autobusit mbetet i njëjtë

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar pas raportimeve se çmimi i naftës në vend ka arritur në 1.69 euro.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurtishaj ka thënë se edhe pse është rritur çmimi i naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë.

“Nafta 1.69 e çmimi i biletës së udhëtimit me autobus mbetet i njëjtë. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë e sektori i tranportit rrugor të udhëtimeve me autobusë gjithmonë më i dëmtuari dhe pa përkrahje. Një gjë është e sigurt që kemi hyrë në rrugë pa kthim drejt falimentimit final”, ka shkruar ai.

Në shumë prej pompave të derivateve në vend çmimi për litër në Dizell ka arritur në 1.69 cent, kurse për Benzinë deri në 1.59 cent.

Edhe pse në mbarë botën pati rënie deri në 6% të çmimit të përgjithshëm të derivateve, në Kosovë kjo gjë nuk ka ndodhur.