Publikohet raporti nga IKSHPK, dy të vdekur në 24 orët e fundit

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy raste të vdekjes nga COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shënuar 16 raste të reja pozitive me koronavirus.

Aktualisht, në Kosovë janë 597 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë nga MSH:

28 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.821.268 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.
Në total numri i rasteve aktive është 597.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!