Nëntë vite pa të atin, Ronela Hajati e përkujton me fjalët prekëse

Ronela Hajati së fundi po komentohet rreth performancës që ajo po pregaditë për “Eurovision 2022”.

Por përtej kësaj, sot ajo ka kujtuar të atin e saj.

Këngëtarja ka folur gjithmonë me krenari për babain e ndjerë në rastet që ajo ka hapur zemrën për të.

Këngëtarja ka ndarë me publikun se sot bëhen nëntë vite që kur i ati ndërroi jetë, të cilin e ka kujtuar me disa fjalë domethënëse.

“Nëntë vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër, po sa na mungon ti e di sepse je me ne çdo ditë.”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që kur fitoi Festivalin e Këngës, Ronela tha se çmimin ia dedikonte babait të tjerë.

Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar. Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë suportuar.”, tha ajo.