Komuna e Prishtinës iu jep 90 ditë afat qytetarëve për t’i larguar antenat satelitore nga banesat

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka kërkuar nga qytetarët që të largojnë antenat satelitore nga ndërtesat e tyre, të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit të cilat rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike thuhet se kjo kërkesë vie pasi ato nuk po mirëmbahen dhe poashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.

Afati për largimin e këtyre antenave satelitore është 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim fton qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.

Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit.

Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern.