Inter synon blerjen e Gleison Bremer

Interi po synon blerjen e qendërmbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer.

Performanca e mirë e Bremer në Seria A, ka bërë që Inter të mendojë blerjen e tij.

Ai ka kontratë me Torino deri në vitin 2024, por interesimi i ‘Nerrazzurëve’ mund të ndikojë që lojtari të ndryshojë ambient.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Interi e kanë prioritet qendërmbrojtësin e Torinos dhe po tentojnë të nënshkruajnë me të që nga janari.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë kalimi i tij te Interi, apo do të vazhdojë edhe më tej në Torino.