Eroll Salihu akuzon UEFA-n se ka bërë lojë të dyfishtë!!!

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu duket se e ka humbur rrugën në oborr. Ai, së fundmi në një dokumentar tendencioz ndaj presidentit të FFK-së, Agim Ademi, që u shfaq në Kanal 10, ndër të tjera ka akuzuar UEFA-n për standarde të dyfishta. Sipas tij në rastin e letrës së dërguar për Ademin, kur ky i fundit ishte në proces gjyqësor, UEFA qëllimisht e ka dërguar letrën të premten pasdite, teksa të martën kur lënda e Ademit është kthyer në rigjykim nga Supremja, ajo shkresë është shfuqizuar. “Të them të drejtën edhe UEFA po bën lojë të dyfishtë në rastin e presidentit Ademi”, ka thënë Salihu.
Është për t’u çuditur se si ish-sekretari i FFK-së, që është vlerësuar si njohës i mirë i çështjeve juridike tashmë është përfshirë në grupe të interesit që kanë për qëllim zhvatjen e FFK-së dhe madje shkon aq larg sa akuzon edhe UEFA-n, institucion në të cilin vuajtëm shumë gjatë për t’u anëtarësuar.