Djegia e autobusit në Prishtinë – policia po e heton rastin

Policia e Kosovës njoftoi sot se ka nisur hetimet për rastin e autobusit, i cili u përfshi nga flakët të dielën në Prishtinë.

Në raportin e PK-së thuhet se deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që kapluan autobusin.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.

“Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.

Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Video Player

00:00
00:12

Video Player