Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në aeroportin “Adem Jashari”, prezantoi letërnjoftim të falsifikuar

Një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar mbrëmë në aeroportin “Adem Jashari”.

Sipas policisë, i dyshuari, gjatë kontrollit të dokumenteve, kishte prezantuar një letërnjoftim francez, që dyshohet të jetë i falsifikuar.

“Dokumenti është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.