Sot edhe më nxehtë se dje, IHMK tregon temperaturat në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot e nesër në vend.

IHMK bën të ditur se pritet të ketë rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.