Protestuesit serbë në veri: Kurti shkatërrove marrëveshjen e Brukselit, shkatërrove të gjitha

Qindra qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës kundër mos lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, të cilat do të mbahen më 3 prill në Serbi.

Ata mbanin pankarta me mbishkrimet “Kurti shkatërrove marrëveshjen e Brukselit, shkatërrove të gjitha”.

“Duam vetëm të drejtat tona njerëzore”, “Serbët e Kosovës besojnë vetëm në presidentin Vuçiq dhe të ngjashme”, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe politikanë serbë, deputetë në Kuvendin e Kosovës, anëtarë të qeverisë, kryetarë komunash, si dhe përfaqësues të Listës serbe.

Ata janë duke shëtitur rrugës kryesore të veriut të Mitrovicës dhe deri tek ura kryesore.