Italia edhe kësaj here ka dështuar të kualifikohet tutje në Kupën e Botës, Katar 2022.
Fillimisht Italia ishin në grup me Zvicrën, Irelandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituanin.
Pas performancave jo dhe aq të mira ata nuk arritën të kalojnë tutje në Kupën e Botës, me anë të grupeve. Pasi u pozicionuan në vendin e dytë, pas Zvicrës.
Vendet e dyta në grupe kishin mundësinë e kualifikimit tutje, por fillimisht duhet të luanin ndeshjet e play-offit.
Italia në ndeshjen e play-offit, ishte nikoqir i Maqedonisë së Veriut, shkruan lajmi.net.
Një kombëtare solide që pothuajse të gjithë mendonin se nuk do arrinte ta mposhtë Italinë.
Kur po mendohej se ndeshja në mes Italisë dhe Maqedonisë po shkonte drejt vazhdimeve, pas rezultatit 0:0, në minutat e fundit të kohës shtesë, shënoi Aleksandar Trajkovski.
Maqedonasi me golin e tij, la Italinë jashtë Kupës së Botës, Katar 2022.
Nga fitimi i Kampionatit Evropianë, Italia kaloi në dështimin për t`u kualifikuar në Kupën e Botës, brenda vetëm tetë muaj diferencë kohore.
“Ashtu si korriku i kaluar ishte gjëja më e mirë që kam përjetuar në nivel profesional, ky është zhgënjimi më i madh”, tha trajneri Roberto Mancini pas ndeshjes.
Italia nuk do të jetë në dy Botëror radhazi për herë të parë në historinë e kombëtares, pasi nuk arriti të shkojë gjithashtu në Kupën e Botës 2018.
Maqedonia e Veriut, më 29 mars do të përballet në ndeshjen e fundit, për biletën në Kupën e Botës, ndaj Portugalisë (Pasi portugezët mposhtën Turqinë 3:1).