Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, ka udhëtuar për vizitë syrtare në Shtetin e Katarit. Udhëtimi i saj vije me ftesë të të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Nga zyra e presidentes njoftojnë se Osmani do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, krahas udhëheqësve e përfaqësuesve të vendeve të tjera të botës.
Tutje në komunikatën e zyrës së presidentes thuhet se “Në Forumin e Dohas, Presidentja Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, ndërkohë që do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera”,
Gjatë vizitës në Katar, Presidentes Osmani do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.
Nën sloganin “Transformimi për një epokë të re”, forumi i Dohas do të fokusohet në katër tema kyçe: aleancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sistemi financiar dhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja kibernetike dhe siguria ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria.