Rap-artisti nga Shqipëria, Noizy, ditë më parë njoftoi se është në përgatitje të një koncerti madhështor.
Derisa ka bërë vazhdimisht kurreshtarë fansat, ai së fundmi në postimet e radhës ka zbuluar disa detaje të tjera.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) tha se koncerti do të mbahet në muajin gusht dhe se kapaciteti do të jetë deri në 30 mijë veta.
“Koncerti i madh do të mbahet në gusht. Kapaciteti minimumi 30.000 veta”, vazhdon ai.
Krijuesi i hitit “Jena Mbretër” më parë shtoi se ky koncert do të mbahej në stadiumin Air Albania, e që do të jenë të pranishëm edhe disa yje ndërkombëtar.
Ndonëse nuk ka nxjerr të dhëna të tjera, besohet që ky projekt do të përmbledh karrierën e bujshme e shumëvjeçare të 35-vjeçarit.
Sidoqoftë, do të presim në vazhdim të shohim se si do të rrjedhë kjo ngjarje.