Nëse këpucët janë, siç thuhet, një nga shoqet më të mira të një vajze, Kylie Jenner mund të jetë thjesht femra me më së shumti shoqe në botë.
Manjatja miliardere e bukurisë, shkoi në Instagram Story të enjten pasdite për t’i dhënë më shumë se 321 milionë ndjekësve të saj në Instagram një paraqitje të shkurtër të asaj që është me siguri vetëm një pjesë e koleksionit të saj të gjerë të këpucëve.
Duke filmuar dyshemenë e mbuluar me tapet, 24 vjeçarja hodhi kamerën mbi tri rreshta të gjatë këpucësh të koordinuara me ngjyra.
Shumica e këpucëve ishin rozë, çdo nuancë që mund të imagjinohet, por koleksioni përmbante gjithashtu të zeza, të kaltra, vjollcë, të gjelbra, portokalli, të kuqe dhe me nuanca neutrale.
Jo çuditërisht, këpucët e zbukuruara u shoqëruan nga një bollëk etiketash të stilistëve, duke përfshirë Christian Louboutin, Valentino, Dolce & Gabbana dhe Jacquemus, ndër të tjera.
Video prej gjashtë sekondash e Jenner përmbante të paktën 40 palë këpucë të shtrenjta, dhe me një kosto mesatare prej 907 euro për këpuce, ajo që pamë mund të vlente afërsisht rreth 36 mijë euro.
Kujtojmë se më herët gjatë javës, Kylie ndau edhe koleksionin e atleteve të djalit të saj të vogël që erdhi në jetë në fillimit të muajit shkurt.