KGJK reagon pas komenteve të Haxhiut për suspendimin e gjyqtares serbe: Vendimi s’u ndikua nga politika

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar pas deklarimeve politike për suspendimin e kryetares serbe të Gjykatës në Mitrovicë.

Me anë të një komunikate për media, është thënë se ky vendim është marrë sipas kërkesës së Autoritetit Kompetent për Kryetar të Gjykatave dhe në përputhje me rregullat disiplinore.

KGJK në komunikatën e saj për media ka thënë se vendimi është marrë pa asnjë ndikim politik, andaj zyrtarët public duhet të përmbahen nga komentimet e vendimeve të këtij organi.

Reagimi në fjalë siç duket është reagim ndaj ministres Haxhiu e cila dje shkroi për këtë vendim.

Ajo tha se e kryetarja dhe gjyqtarët e Mitrovicës duhet të veprojnë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe jo të tallen me institucionet.

“Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”, ka shkruar ajo.

“Jo tallje me institucionet” – Haxhiu reagon pas suspendimit të kryegjyqtares serbe në Mitrovicë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, e cila dyshohet se para pak ditësh ishte prezente në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Lexo me shumë
lajmi.net
Reagimi i plotë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton opinionit publikë, se në mbledhjen e 281-të ka vendosur për suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nga pozita e saj si kryetare. Ky Vendim është marrë sipas kërkesës së Autoritetit Kompetent për Kryetar të Gjykatave, në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Gjykatat, Ligjin për KGJK, Kodin e Etikës dhe Rregulloren për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve.

Me këtë rast, KGJK thekson se, Vendimi për suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja, dhe nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren, znj.Stevanović.

Vendimi në fjalë është marrë pa asnjë ndikim politik, prandaj me këtë rast, KGJK u bënë thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publik të institucioneve tjera të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur.