Të gjithë të buzëqeshur, ministrja Rizvanolli jep detaje për projektin e ndërtimit të termocentralit diellor në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë më shumë detaje për projektin e ndërtimit të termocentralit diellor në Kosovë.

Si rrallë herë e buzëqeshur, Rizvanolli, kryeministri Kurti, ministri Murati, pritën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode.

Rizvanolli ka dhënë detaje për këtë termocentral i cili pritet të jetë një nga më të mëdhenjt në Evropë.

“Solar4Kosovo” do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë dhe do të:

  • Shtojë kapacitet rreth 70Më në sistemin e ngrohjes në Prishtinë;
  • Sigurojë kyçjen në rrjetin e ngrohjes qendrore për 12.000 familje apo 60.000 banorë;
  • Ndërtojë kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2;
  • Reduktojë kërkesën për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;
  • Reduktojë emitimin e dioksidit të karbonit për 40.000t në vit; si dhe
  • Kontribuojë në diversifikim të miksit të gjenerimit të energjisë së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) përmes komponentës së fuqisë fotovoltaike.
    Projekti pritet të kushtojë 64 milionë euro dhe do të financohet nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” shkruan ministrja në njoftim.