Zyrtarët e policisë kufitare në Kaçanik, stacioni policor për kontroll kufitar tek Dheu i Bardhë kanë konfiskuar shumë të madhe të parave.
Zyrtarët policorë mbrëmë sipas analizës së riskut dhe informatave kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit drejtuesin e automjetit të llojit “Audi”, me inicialet N.A., (1961) me shtetësi të Serbisë.
Gjatë kontrolli të detajuar në brendi të automjetit të fshehura dhe të maskuara janë zbuluar dy qese, ku më pas janë zbuluar 35 mijë e 600 dollarë amerikane, dhe gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë dinarë serbë (6.653.590), transmeton lajmi.net.
“Sipas procedurave të parapara Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme.”.