Si rrallë herë më parë, njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi, po komentohet për paraqitjen e tij.
Derisa futbollisti u bashkua me kombëtaren e Argjentinës, veshja e tij u bë hit në rrjete sociale.
Ndryshe nga herat e tjera, sulmuesi i PSG-së u shfaq me një xhamper ngjyrë hiri të ‘Dsquared2’ me motive ngjyrë ylberi, duke i kombinuar të gjitha me pantallona të së njëjtës markë.
Por përtej kësaj, vëmendje edhe më të madhe morri, me valixhen e tij.
Valixhja e markës “Louis Vuitton” kushton 3900 euro, dhe çanta e shpinës që mbante ishte e së njëjtës markë dhe nga i njëjti koleksion me valixhen ku edhe vlera e saj është 2900 euro, transmeton telegrafi.com.
Xhupi që ai kishte veshur kushton 445 euro, ndërsa xhinset janë 590 euro.
Atletet e tij janë të markës ‘Dolce & Gabbana’, të cilat ylli argjentinas i vesh shpesh dhe çmimi i tyre është 650 euro.