Leona Lewis merr vëmendje me një paraqitje në Los Angeles, pak pasi njoftoi se po bëhet nënë për herë të parë

Ajo konfirmoi shtatzëninë e saj me një fotografi mahnitëse të mërkurën (23 mars).

Dhe nëna e ardhshme Leona Lewis u pa duke shijuar rrezet e diellit në Los Angeles, pasi njoftoi lajmin e gëzueshëm.

Fituesja e “X Factor”, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Dennis Jauch, dukej atraktive në një veshje më sportive.

Leona Lewis (Foto: Backgrid)

Dukjen e kompletoi me një xhaketë ngjyrë vjollcë dhe këngëtarja 36-vjeçe, zgjodhi një palë atlete të bardha.

Dalja e artistes vjen ditë pasi autorja e “Bleeding Love” tregoi se është në pritje të ëmbël me një fustan të zi.

“Leona dhe Dennis mezi presin për ardhjen e tyre të re dhe të bëhen një familje prej tre anëtarësh”, thanë disa burime pranë çiftit.

Leona Lewis (Foto: Instagram)

Ylli i “West End” u martua me koreografin e njohur në një ceremoni luksoze në Toskanë, Itali, në vitin 2019 pas dhjetë vitesh lidhje.

Një vit pas martesës, në një intervistë të dhënë zbuluan se dëshirojnë që së shpejti të bëhen me fëmijë.

Leona Lewis (Foto: Backgrid)