Maluma është bërë kryefjalë kohëve të fundit, falë jetës së tij private. Por, kush është e dashura e tij e përfolur, Susana Gomez.
Muajt e fundit, ylli kolumbian është parë disa herë me Susanan, madje disa foto të përbashkëta të tyre po qarkullojnë prej kohësh nëpër internet.
27-vjeçari duket se bëri postimin e parë për Krishtlindje teksa ka sjell një fotografi të paqartë duke zbuluar pak nga partnerja e tij e re.
Megjithatë, kush është Susana Gomez?
Edhe pse Maluma ende nuk ka konfirmuar se e dashura e re në jetën e tij është Susana Gomez, kjo nuk i ka ndaluar fansat të spekulojnë.
E dashura e supozuar e artistit, Susana, thuhet se është një arkitekte që vjen nga vendlindja e tij. Ajo siç raportohet vjen nga e njëjta pjesë e Medellin sikurse Juan Luis Londono Arias (emri i plotë).
Ajo zotëron një kompani të dizajnit të brendshëm të quajtur Ese+Ese.
Faqja e internetit, Ahora Mismo, thotë se ndjenja e stilit të Gomez kur bëhet fjalë për arkitekturën anon drejt “ngjyrave të lehta, tekstileve natyrale dhe drurëve të bardhë”.
Përkundër se numëron llogari të shumta në rrjete sociale, ajo reale e arkitektes mbetet private në Instagram.
Raportet e pakonfirmuara gjithashtu pretendojnë se Susana ishte martuar më parë.
Me kë ka qenë në lidhje në të kaluarën Maluma?
Maluma është ndarë nga partnerja e tij, Natalia Barulich, në vitin 2020.
Duke folur për Access Hollyëood në atë kohë, këngëtarja tha: “Për momentin, unë jam beqar dhe nuk ndihem sikur dua të kem një lidhje tani në jetën time. Unë jam duke i dhënë energjinë karrierës sime”.
Natalia vazhdoi të takohej me yllin e futbollit Neymar Jr dhe krijuesi i “Mama Tetema” njohu Gomez.