Kurti: Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë mbanë vulën e zonjës Albright

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe sot tek busti i Sekretares së Shtetit, Madaleine Albright.

Me këtë rast kryeministri Kurti tha se politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohem në një mënyrë më të përsosur sesa te personaliteti i jashtëzakonshëm i sekretares Albright.

“Ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate ndërkaq në diplomaci ishte politikane. Kur kemi parasysh përvojën e saj jetësore si emigrante e drejtë në SHBA, e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pastaj është shkolluar në vendin e demokracisë e është bërë sekretarja e parë e shtetit amerikan grua. Dija e thellë, mendja e mprehtë dhe përkushtimi për demokracinë sociale dhe njohuritë e jashtëzakonshme për gjeopolitikën e bëjnë një personalitet i cili do të kumbojë gjatë , jo vetëm në politikanë dhe qeverisjen në SHBA e te ne në Kosovë, por në shumë vende të tjera të botës.”, tha Kurti.

Ai theksoi se ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Serbisë së Millosheviqit, padyshim se mbanë vulën e zonjës Albright, e për këtë do t’i jemi përjetë mirënjohës.

“Në kohën e luftës së UÇK-së ka patur shumë dokument propozime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që ishin më tepër në fokus paqen dhe ndaljen e luftës e në atë kohë ka patur shumë bisedime e negociata dhe baca Adem gjithmonë ka kërkuar më shumë se që është ofruar. Ndërhyrja e NATO-s në pranverën e 1999 erdhi për shkak se nga Millosheviqi nuk pranohej asnjë dokument ku kishte shumë gjëra të favorshme për këtë e masakra e Reçakut e atij viti tregon qartë se ai kishte për synim një shfarosje.”, shtoi Kurti.

Kryeministri poashtu deklaroi se raportet e Kosovës me SHBA-të në çdo kohë, në secilën situatë të cilën jemi përballur.

“Kanë qenë gjithmonë të mira dhe të gjitha diskutimet që kanë ndodhur nga figurat politike, përfshirë edhe simbolin tonë për rezistencë, Adem Demaçin kanë qenë për të mirën e popullit shqiptar dhe kanë pasur mirëkuptim nga aleati i pazëvendësueshëm dhe partneri kryesor SHBA.”, theksoi Kurti.