Talebanët mbyllin shkollat e vajzave afgane disa orë pas rihapjes

Administrata talebane në Afganistan ka njoftuar se shkollat ​​e mesme për vajza do të mbyllen, disa orë pasi ato u rihapën për herë të parë në gati shtatë muaj.

Tërheqja nga talebanët do të thotë se nxënëset femra mbi klasën e gjashtë nuk do të mund të ndjekin shkollën, shkruan Aljazeera.

Një njoftim i Ministrisë së Arsimit tha të mërkurën se shkollat ​​për vajza do të mbylleshin derisa të hartohej një plan në përputhje me ligjin islam dhe kulturën afgane, sipas Agjencisë së Lajmeve Bakhtar, një agjenci qeveritare e lajmeve.

“Njoftojmë të gjitha shkollat ​​e mesme të vajzave dhe ato shkolla që kanë nxënëse femra mbi klasën e gjashtë që do të pushojnë deri në njoftimin tjetër”, thuhet në njoftim.

“Po, është e vërtetë,” i tha AFP-së, zëdhënësi i talebanëve, Inamullah Samangani kur u pyet për të konfirmuar raportimet se vajzat ishin urdhëruar për të shkuar në shtëpi.

Ai nuk ka dha arsyetime, ndërsa zëdhënësi i ministrisë së arsimit, Aziz Ahmad Rayan tha: “Nuk na lejohet të komentojmë për këtë”.