Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në ceremoninë e finalizimit të suksesshëm të trajnimit mes Forcave Speciale të Amerikës dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.
Sveçla tha se përmes këtij trajnimi, zyrtarët e Njësive Speciale Interevnuese të PK-së kanë arritur të zgjerojnë njohuritë e tyre e të fitojnë shkathtësi të reja operimi.
“Përkushtimi i Forcave Speciale Amerikane për të ndarë njohuritë e tyre me ne, përveç që është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes shteteve tona, dëshmon gatishmërinë për të na ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve tona.”, shtoi ai.