Pyjet mes fshatrave Carravran, Turjakë dhe Panorc në Malishevë, janë përfshirë nga zjarri të martën rreth orës 15:00.
Policia njofton se rasti është hapur si “Zjarrvënie”.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJERRVËNIE
Malishevë 22.03.2022-15:00.Raportohet se janë përfshi nga zjarri pyjet mes fshatrave Carravran, Turjakë, dhe Panorc. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.