Një zyrtar i lartë serb thotë se Beogradi kurrë nuk do të vendosë sanksione ose nuk do t’i bashkohet “histerisë” perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të martën: “Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e histerisë anti-ruse në të cilën vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu siç ne nuk do të ndalojmë mediat ruse”.
Vendi ballkanik është një aleat i vendosur i Rusisë, megjithëse e ka dënuar pushtimin e saj në Ukrainë, shkruan AP.
Serbia po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit.