Dy qytetarë kanë raportuar se persona të panjohur i kanë thyer veturën dhe me këtë rast i kanë vjedhur para të gatshme dhe një pasaportë.
Kjo është bërë e ditur në raportimin e tyre në polici.
Rasti është nën hetime ndërsa raportohet të ketë ndodhur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
“20.03.2022-11:30.Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer veturën me ç ‘rast i kane vjedhur para të gatshme dhe një pasaportë. Rasti nen hetime.”