Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman, prej një kohe të gjatë është transferuar në Itali për një projekt të ri, një film në të cilin do të jetë protagonist me aktoren italiane Francesca Chillemi.
Ama kaq është dashur që fansat të ndjekin me ‘lupë’ çdo lëvizje të dy aktorëve, madje edhe të të gjitha lokacionet ku ata po xhirojnë filmin “Viola Come Il Mare”.
Duket sikur Can Yaman ka një kimi të mirë me protagonisten e filmit, aq sa shumë prej fansave kanë nisur edhe të mendojnë për një histori më shumë se filmi për të dy artistët.
A ka lindur një dashuri me aktoren Francesca Chillemi pas ndarjes nga Diletta Leotta?
Postimi i fundit i Can Yaman, duket sikur i ka nxitur edhe më shumë dyshimet e fansave, të cilët mund të konfirmojnë thashethemet për një dashuri të re të Yaman dhe Chillemi-n.
Megjithatë, shumë të tjerë janë të bindur se dy aktorët janë miq shumë të mirë dhe nuk kanë asgjë tjetër veç kësaj.