Një vjetori i qeverisjes së Kurtit, Abdixhiku liston 12 dështimet e tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media e ka quajtur qeverinë Kurti si qeveria më e paaftë që ka pasur Kosova në një vjetorin e qeverisjes së saj.

Abdixhiku foli edhe për sulmet e zyrtarëve të qeverisë dhe pushtetit ndaj mediave duke e quajtur si sjellje të rrezikshme për sistemin demokratik në vend.

“Tendencat kontrolluese të një pushteti absolut janë përcjellur edhe me sulme ndaj medias së lirë. Kjo qeveri karakterizohet me mungesë transparence, në fakt qeveria luftën me mediat e ka zhvilluar në të gjitha frontet dhe me të gjitha mjetet e duke mos përjashtuar seancën solemne të 17 shkurtit kur mediat janë sulmuar  me gjuhë të ashpër nga kryeministri Kurti. Kjo gjuhë vazhdon edhe sot nga zyrtarë të qeverisë të cilët mediat i konsiderojnë si ndërmarrje kriminale, dhe ky sulm kur vjen nga pushtetit është e rrezikshme fjalët në pushtet kanë peshë, ndonëse edhe ne në opozitë mund të kemi kritikë ndaj mediave ne nuk marrim të drejtën të sulmojmë mediat dhe t’i konsiderojmë ndërmarrje kriminale konsiderojmë që puna juaj është e drejtë është e shenjtë dhe është e domosdoshme për një Kosovë demokratike”, ka thënë Abdixhiku para gazetarëve.

Ai ka listuar 12 fusha të dështimeve të qeverisë Kurti e të cilën e ka titulluar “Një vit paaftësi”.