Komuna e Podujevës njoftoi të martën se ka mbyllur zyrat e gjendjes civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë.
Vendimi bëhet e ditur se është marrë në bazë të rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ky rekomandim i Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbështetur në Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr.01/2022 Për Dokumentet e Gjendjes Civile, me të cilin janë krijuar mundësi të reja të lehtësimit të procedurës dhe mënyrës së pajisjes me dokumente të Gjendjes Civile”, thuhet në njoftimin për media.
Shërbimet që janë ofruar në këto dy zyre tash e tutje bëhet e ditur se do të ofrohen në Komunën e Podujevës, Sektorin e Gjendjes Civile.
Njoftimi i plotë i komunës:
Drejtoria e Administratës në bazë të rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme konkretisht Agjencisë së Regjistrimit Civil, ka mbyllur Zyrat e Gjendjes Civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë.
Ky rekomandim i Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbështetur në Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr.01/2022 Për Dokumentet e Gjendjes Civile, me të cilin janë krijuar mundësi të reja të lehtësimit të procedurës dhe mënyrës së pajisjes me dokumente të Gjendjes Civile.
Shërbimet të cilat janë ofruar në Zyrat e Gjendjes Civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë nga sot më datë: 22.03.2022 do të ofrohen në Komunën e Podujevës, Sektorin e Gjendjes Civile.