Kështu duket Dua Lipa pa grim

Dua Lipa doli pa grim në Hollywood pasditën e djeshme. Këngëtarja kosovare e veshur në të verdhë dhe me këpucë sportive mori vëmendjen me paraqitjen e saj.

Paraqitja e Lipës në Hollywood erdhi gjatë një dite pushimi nga turneu i saj Future Nostalgia.

26 vjeçarja kishte pushim të hënën nga turneu i saj, por do të kthehet sot në aksion me paraqitjen në Forum në Inglewood.

Turneu Future Nostalgia u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi muajin e kaluar në Florida.