Mes pushtimeve të Melitopolit, persona të armatosur kanë rrëmbyer tre punonjës të Melitopol News dhe botuesin e saj, Mikhail Kumok.
Gazetarët u liruan më vonë, por vendndodhja e Mykhailo Kumok mbetet e panjohur. Edhe vajza e botuesit, Tatiana, u rrëmbye.
Gazetarët në zonën e Melitopolit, që nga fillimi i luftës, vazhdimisht janë përballur me agresivitetin rus.
Ndërkohë, Ukraina ka hyrë në ditën e 26-të të pushtimit, me mbi 2 milionë qytetarë të larguar nga vendi, dhe dhjetëra qindra civilë të vrarë.