Policia e Kosovës njofton se ka gjetur një grua bashkë me foshnjën e saj 8-muajshe, të mbyllura në një dhomë shtëpie në Pejë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është dërguar tek familja e saj.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Rasti i cili është hapur si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”, është duke u hetuar nga njësitet policore.
Njoftimi i plotë i policisë:
PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË
Pejë, 20.03.2022-16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër kosovare me foshnjën e saj tetë muajsh. Viktima është dërguar për tretman mjekësor , dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë është dërguar tek familja e saj. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.