David Beckham lejoi një mjeke ukrainase të mbante llogarinë e tij në ‘Instagram’, e cila ndiqet nga 71.5 milionë përdorues, për të nënvizuar vështirësitë me të cilat përballen profesionistët mjekësor gjatë punës gjatë pushtimit rus.
Beckam ia dorëzoi ‘Instagramin’ e tij Iryna-s, drejtuese e një qendre mjekësore në Kharkiv.
Kjo pasi ai donte t’i tregonte ndjekësve të tij me realitetin e hidhur që populli ukrainas po përballet, gjithashtu edhe për të inkurajuar që të dhurohen donacione.
Videot dhe imazhet tronditëse treguan foshnjat e porsalindura dhe pacientët që trajtoheshin në një bodrum, ndërsa anesteziologia e fëmijëve, Iryna dhe profesionistë të tjerë mjekësorë po ndihmonin gratë shtatzëna të lindnin në mënyrë të sigurt.
Përmes videos në ‘Instagram’, Beckham tha: Përshëndetje të gjithëve, kështu që unë po ia dorëzoj rrjetet e mia sociale Iryna-s, drejtueses së Qendrës Rajonale Perinatale në Kharkiv, Ukrainë, ku ajo po ndihmon nënat shtatzëna të lindin të sigurt.
Iryna sqaroi se ajo po punon “24/7”, si dhe në ditë e parë kur Rusia pushtoi Ukrainën, kishte kaluar tre orë duke evakuuar nënat dhe gratë shtatzëna në bodrum.
Për fat të keq, të gjitha foshnjat që janë në kujdes intensiv duhet të qëndrojnë në pjesën kryesore të qendrës sepse mbështeten në pajisje që nuk mund të lëvizin.