Zelensky: Çdo vit politikanët thonë “kurrë më”, tani e shoh që këto fjalë s’kanë vlerë!

General view as members of parliament and of the German government listen as Ukrainian President Volodymyr Zelensky appears on two screens to address via videolink the German lower house of parliament Bundestag, on March 17, 2022 in Berlin. (Photo by Tobias SCHWARZ / AFP) (Photo by TOBIAS SCHWARZ/AFP via Getty Images)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke folur aktualisht në Bundestagun gjerman

Pasi mori duartrokitje në fillim të fjalimit të tij, Zelensky u ka kërkuar liderëve të ndërmarrin më shumë veprime për të trajtuar agresionin e Rusisë.

Ai i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton”.

Zelensky kritikon gjithashtu mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë.

Zelensky po ashtu citoi frazën “Kurrë më”, të post Holokaustit.

“Çdo vit politikanët thonë kurrë më. Tani e shoh që këto fjalë nuk kanë vlerë. Në Evropë një popull po shkatërrohet”, tha ai teksa u foli ligjvënësve në Bundestag.