Dy persona të dyshimtë janë arrestuar, pasi që të njëjtit me veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.
Policët në këtë rast i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit.
Të njëjtit më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.