Prindon Sadriu, zotëriu i parë i vendit ka shkruar sot se si bashkëshortja e tij, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konkluduar herët se presidenti rus, Vladimir Putin është kriminel lufte.
Ai pretendon për një koordinim Prishtinë-Washington-Londër për t’ia dhënë Putinit këtë epitet.
Sadriu shënoi disata data radhazi, duke u munduar të dëshmojë se si presidentja Osmani e ka thënë atë që presidenti amerikan, Joe Biden dhe sekretarja e Jashtme e Britanisë, Lis Truss e thanë, shtatë apo saktësisht nëntë ditë më vonë, transmeton lajmi.net.
“8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’
15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’
17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte‘”, ka shkruar ai, duke shtuar në fund një ‘hashtag’ për “sinkronizimin” dhe “rreshtimin” në politikën e jashtme.