“Me Arjolen s’jam takuar, jemi ftohur” Monika Lubonja flet rreth raportit me aktorën

Fillimisht e mohuan, por tashmë është e dukshme, marrëdhënia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës është ftohur dhe nuk është e njëjta si në ‘Big Brother VIP”.

Kjo është bërë e ditur nga vet Monika, mëngjesin e sotëm ku ishte e ftuar në ‘Wake Up’.

Ajo nuk tha se çfarë e ka shkaktuar këtë hatërmbetje, por duket se është Arjola ajo e cila ka vendosur disa pengesa në raportin mes tyre.

“Kam parë ndryshim të ftohtë me Arjolën, Kafen nuk e kemi pirë ende. Por kur ta pimë do kemi shumë gjëra për t’ia thënë njëra-tjetrës. Nuk jam takuar ende me Donaldin. Jam takuar me Beatrix, e pashë që ishte më e qetë. Kemi qenë në ditëlindjen e Big Mamës por nuk kam patur ndonjë takim. Me Fifin jam takuar normal. Jashtë ne do e shohim se kush ka bërë lojë dhe kush jo.”, tha Monika.

Teksa fliste për personat që ka takuar këto kohë, ajo përmendi edhe Beatrixën për të cilën tha se tashmë është më e qetë.

Tutje, aktorja u ndal te raporti me Ilirin duke u shprehur se në disa intervista që ka dhënë së fundmi ai ka bërë deklarata të forta, të cilave nuk ka dashur të iu përgjigjet.

“Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP. Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në dëlirin e famës. Ai e ka vlerësuar zgjuarsinë time në fillim dhe më vonë ndryshoi.”, u shpreh ajo.

E pyetur se cilat janë dy situatat për të cilat është penduar në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”, Monika përmendi lojën me Fifin dhe shpëtimin e Beatrix gjatë zinxhirit.