​Mbrojtja kërkon që Gucati e Haradinaj të shpallen të pafajshëm

Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i janë kundërpërgjigjur deklaratave të Zyrës së Prokurorit, duke thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë vepruar në interes të publikut dhe se të njëjtit duhet të shpallën të pafajshëm.

Pasi prokuroria ka deklaruar se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime me dashje konkrete dhe sipas ZPS-së, të njëjtit duhet të shpallën fajtor, mbrojtja e tyre ka kërkuar nga trupi gjykues vendim të pavarur dhe mbështetur në analizën objektive të ligjit.

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se i mbrojturi i tij duhet ë shpallet i pafajshëm.

“Një ndër elementet që ata ngrenë është dashja konkrete, qëllimi konkret, ndërkohë ne bëmë dhe parashtruar qëndrimin tonë, neve bëmë dallimin në mes të synimit konkret dhe synimit eventual dhe në fakt e gjithë çështja e tyre mbështetet në këtë elemente, që zotëri Gucati klienti im ka vepruar me dashje konkrete, dhe unë i bëjë thirrje trupit gjykues që të marrë këtë qasje, pra ta mbajë përgjegjës ZPS-në lidhur me këtë çështje për këtë që është bishti kryesor i çështjes së tyre. Pra ata e ata duhet që ta provonin çështjen e tyre, sepse ata kanë ngritur akuzat, pra ata e ngritën fabulën e çështjes që ata thonë se e kanë provuar, dhe nëse ata e kanë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm atëherë ju do të merrni vendimin, por nëse ky nuk është rasti atëherë trupi gjykues duhet që ta ndalojë gjykimin”, ka thënë Ress.

Ai ka thënë që ZPS duhet të dëshmojë përtej dyshimit të arsyeshëm nëse ka pasur synime apo dashje konkrete nga të akuzuarit, në të kundërtën duhet shpallur pafajësinë.

“Ju duhet ta testonim ta matni çështjen e tyre mbështetur në këtë elemente dhe nëse ZPS nuk dëshmon përtej dyshimit të arsyeshëm që ka synim apo dashje konkrete atëherë duhet që të shpallim pafajësinë. Nuk dua ta përsëris vetën, por thjesht dua të ju kujtoj trupit gjykues, suksesi apo dështimi i procesit gjyqësor i kësaj çështje nuk matet nëse vendimi i marrë nga trupi gjykues është për fajësi apo pafajësi, por matet nga aftësia për të qenë i drejtë me të akuzuarin dhe për të respektuar dinjiteti ne të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces gjyqësor”, ka thënë avokati i Gucatit.

E mbrojtja e Nasim Haradinajt, avokati Toby Cadman ka deklaruar se të gjitha veprimet e të akuzuarve lidhur me dosjet e arritura në OVL-UÇK kanë qenë në interes të publikut.

“Zoti Howling(prokurori) u përpoq që të fliste mbi klimën e frikës me qëllim që të justifikonte punën ne tij por ajo që do të thoshim ne është se këtu bëhet fjalë për një nxjerrje në interes të publikut, e motivuar si duhet për të parandaluar padrejtësinë, ne i përmbahemi qëndrimit se interesi publik është i rëndësishëm”, ka thënë Cadman.

Ai i ka kërkuar trupit gjykues që të trajtojë interesin publik, derisa është në kërkim të së vërtetës.

“Ai është sinjalizues, ai ka bërë punën e tij për të gjetur të vërtetën dhe në ketë mënyrë ne i kërkojmë trupit gjykues që të trajtojë interesin publik kur të gjejë të vërtetën. Prokuroria kërkon të fsheh të vërtetën lidhur me këtë ndërhyrje të sistemit të saj, është detyrë e jona si palë mbrojtëse e pastaj e turpit gjykues që t’i fryjë bilbilit kur është momenti,. Kjo është një çështje në të cilën ne jemi ndaluar të përmendim këtu emrat të cilët klienti im beson që janë persona që kanë marrë pjesë në masakra në Kosovë. Ne nuk i kemi parë dokumentet dhe siç e thash dje në qendër të kësaj çështje është zinxhiri i mbajtjes së dokumenteve i cili ishte difektoz dhe për të cilën ZPS nuk ka dhënë përgjigjen e tyre”, ka thënë ai.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.