Instagrami e suspendon reperin Kanye West për 24 orët e ardhshme

Reperi, Kanye West 44-vjeçar është suspenduar nga Instagrami për 24 orët e ardhshme dhe ndërsa llogaria e tij është ende aktive, ai nuk do të mund ta përdorë atë.

TMZ raporton se Kanye “nuk do të jetë në gjendje të postojë, komentojë e as të dërgojë mesazhe”.

Një zëdhënës i Metës, kompania mëmë e Instagramit, konfirmoi se pezullimi i Kanye është për shkak të postimeve të tij të fundit që “shkelnin politikat e Instagramit për gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimin”.

Instagram është gati të vazhdojë të marrë masa kundër llogarisë së Kanye nëse ai vazhdon sjelljen.

Përveç postimeve të shumta që Kanye ka bërë në lidhje me ish-gruan e tij Kim Kardashian dhe të dashurin aktual Pete Davidson, ai ndoqi Trevor Noah të Daily Shoë sot me një sharje racore, transmeton Klankosova.tv.