Aksioni në qendrat e masazhit, ministria tregon sa prej tyre u mbyllën

Ministria e Tregtisë ka bërë të ditur se në aksionet që u zhvilluan dje e pardje, janë mbyllur 13 qendra masazhi.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo ministri.

MINT ka thënë se të njëjtat janë mbyllur në mungesë të pëlqimit sanitar.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, ka paralajmëruar MINT.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz (DKKO) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), më 15 dhe 16 mars 2022 kanë realizuar kontrollë në qendra të ndryshme të masazheve, me ç’rast kanë inspektuar 57 qendra masazhi me veprimtari mirëmbajtje trupore.

Inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 Operatorë Ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar dhe janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullësitë e evidentuara.

Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese.