Zbulohet data se kur do ta sjellë Anxhela Peristeri koncertin e dytë recital

Këngëtarja Anxhela Peristeri në vitin 2018 ka mbajtur një koncert recital me të gjitha këngët e saj ndër vite.

Siç duket këtë vit këngëtarja do ta mbaj prapë këtë koncert.

Anxhela Peristeri perms një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar datën se kur do ta mbaj koncertin recital  të cilin e ka titulluar “Aromë gruaje”.

“Aromë gruaje” është koncerti im i dytë recital që do të mbahet në 1 prill tek salla e Teatrit te Operas dhe Baletit me mbështetjen e @bashkiatirane.” shkroi këngëtarja.

Këngëtarja tregoi se në këtë koncert do prezantohen live edhe pesë këngët e koncertit recital.

“Këto pra janë 5 këngët e albumit tim EP N’TIRANE, të cilat do prezantohen live në koncertin tim recital “Aromë gruaje” në datën 1 Prill!”, tregoi tutje këngëtarja përmes një postimi në ‘Instagram’.

Gjithashtu para disa ditësh Anxhela në një intervistë në emisionin  “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” tregoi se një skuadër e madhe po punon për finalizimin e këtij koncerti.

“Është një skuadër e madhe që po punon  nga orkestra, falenderoj Kozeta Kurtin e cila po merret pothuajse me të gjitha gjërat. Sonte del dhe promo e koncertit dhe njerëzit mund të rezervojnë biletën e tyre.”, kishte thënë ajo.

Ndërkohë Anxhela javën e kaluar i ka publikuar klipin e këngës së radhës nga albumi i ri “N’Tiranë”.