Vazhdon falsifikimi i kësaj kartëmonedhe në Kosovë

Disa raste të falsifikimit të kartëmonedhës prej 100 eurosh janë paraqitur përgjatë kësaj jave.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të lëshuar të mërkurën, një rast falsifikimi e kartëmonedhës prej 100 eurosh raportuar në Podujevë.

“Podujevë 15.03.2022 – 19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i pa njohur ka bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Një rast tjetër nga Prishtina është raportuar në polici për falsifikim të së njëjtës kartëmonedhë për ditën e diel.

“Prishtinë 13.03.2022 – 18:00. Nga punëtori i pompës së derivateve është raportuar se një person ka bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.