Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë sugjerimet se ai është gati të dorëzohet.
Të njëjtat, ai i ka quajtur “provokime fëminore”, pasi një pankartë e rreme u shfaq në një emision lajmesh ukrainase duke thënë se presidenti po i bënte thirrje popullit të tij të linin armët, shkruan CNN.
“Unë mund t’i kërkoj vetëm ushtrisë ruse të heqë armët dhe të kthehet në shtëpi”, tha Zelensky në një deklaratë.
“Ne jemi tashmë në shtëpi, ne po mbrojmë tokën tonë, fëmijët tanë”, shtoi Zelensky.
“Ne nuk do të heqim dorë nga asnjë armë deri në fitoren tonë”, tha ai.
Sipas zyrtarëve të qeverisë ukrainase, flamuri i rremë u shfaq në kanalin e lajmeve “Ukraina 24” pas një hakimi rus.