Kevin Hart i tregoi Traci Braxton se sa e dashur ishte pak para vdekjes ndërsa ajo po luftonte privatisht me kancerin.
Pasi u informua për shëndetin e Tracit, aktori 42-vjeçar ka regjistruar një video të veçantë për këngëtaren, e cila po i nënshtrohej privatisht një sërë trajtimesh për kancerin e ezofagut.
Në klipin e shpërndarë në Instagram nga motra e saj më e madhe, Toni Braxton, Hart i tha Tracit se mësoi se ajo ishte një fanse dhe i dërgoi disa fjalë të mira asaj.
“Unë thjesht dua të gjej kohë për ta kthyer atë dashuri dhe t’ju them se jeni e dashur në këmbim të dashurisë që keni dhënë. Dua t’ju them se lutjet e mia janë me ju, dua t’ju them të jeni të fortë, dua t’ju them që të qëndroni pozitive”, tha aktori në video.
“Dhe unë dua t’ju them se keni një familje të mrekullueshme dhe një sistem mbështetës rreth jush që po bëjnë çmos për t’ju mbajtur pozitive, për t’ju ngritur në çdo mënyrë të mundshme, shpresoj që edhe kjo video ta bëjë këtë në një farë mënyre”, tha tutje ai, shkruan People.
Hart e mbylli mesazhin e tij të përzemërt duke thënë se po lutej për Tracin, duke shtuar: “Më e rëndësishmja, zemra ime po buzëqesh për shkak tëndin. Faleminderit shumë”.
“Shumë njerëz nuk e dinin për sëmundjen të Traci, ajo preferoi ta mbante private, megjithatë falënderim të veçantë për Kevin Hart që gjeti kohën për t’i dërguar asaj dashuri dhe lutjet p♪7r shërim… ju ishit i preferuari i saj”, ka shkruar Toni në mbishkrimin e postimit të saj.
Traci ndërroi jetë të shtunën në moshën 50-vjeçare. Toni, 54 vjeçe, njoftoi lajmin për vdekjen e motrës së saj në një deklaratë të shpërndarë në Instagram gjatë fundjavës.
Bashkëshorti i Tracit, Kevin Surratt, konfirmoi lajmin për vdekjen e saj në një deklaratë duke theksuar se ajo vdiq pas një lufte me kancerin gjatë gjithë vitit të kaluar.
“Kemi ardhur në një kohë kur duhet të informojmë publikun se pas një viti që i është nënshtruar privatisht një sërë trajtimesh për kancerin e ezofagut, e dashura jonë Traci Braxton ka shkuar drejt lavdisë”, tha Surratt.
Traci “ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë në momentin e vdekjes së saj”, tha një përfaqësues i Traci për People.