Lumi: Sot u konfirmua që Kuvendi është i rregullt, këtë e konfirmoi edhe opozita

Alban Lumi, analisti kosovar ka shkruar se sot u konfirmua se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së për zgjedhjet e 6 prillit është i rregullt.

Lumi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook shtoi se edhe Gramoz Vokrri, që sot deponoi nënshkrimet për të kandiduar për kryetar të FFK-së, e konfirmoi se Kuvendi i 6 prillit në Federatën e Futbollit të Kosovës është konformë akteve normative të statutit, shkruan Demokracia.com.

“Game Over. Për një muaj në emisione të ndryshme e kemi potencuar se Kuvendi i 6 prillit në Federatën e Futbollit të Kosovës, është konformë akteve normative të statutit. Përveç kryetarit aktual, Agim Ademi atë e vërtetoi edhe Gramoz Vokrri, i cili kishte dërguar nominimin për President në zyret e FFK-së. Megjithatë FFK ka çertifikuar vetëm Ademin, pasi i njëjti posedon 45 nënshkrime valide të klubeve e shoqatave, përkatësisht delegatëve të tyre”.

“Respekt të pafund delegatëve të Kuvendit të futbollit kosovar, neveri ndaj pak analistëve politikë, të cilët kohëve të fundit morën erë duke tentuar të përfitojnë nga rasti. Sportit sportistëve; Futbolli futbollistëve”, ka shkruar Lumi në Facebook.