Aknet hormonale: përse na shfaqen dhe si t’i eliminojmë?

Nëse përpiqeni të kuptoni se a keni probleme me atë lloj aknesh, shikoni a ju shfaqen herë pas here apo çdo muaj, shfaqen përgjatë linjës së poshtme të fytyrës, mjekrës dhe/ose përreth gojës dhe gavrës shkaktojnë edhe dhembje.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, zonë-T të akneve, puçrra dhe “koka të bardha”, atëherë (me siguri) nuk janë akne hormonale.

Faktori tjetër i cili mund të shkaktojë aknet hormonale është stresi. Për shkak të stresit të gjitha sëmundjet inflamatore të lëkurës janë edhe më të këqija.

Si të shërohen aknet hormonale?

Tonerët tuaj të preferuar dhe tretmanët për akne me siguri nuk janë të përshtatshëm kundër shfaqjes së akneve kokëforta hormonale.

Ekzistojnë disa gjëra të cilat mund t’i provoni, duke përfshirë edhe ndryshimin e ushqimit, tretmanët topikalë dhe ilaçet orale.

Është mirë të hiqen nga ushqimi sheqeri dhe produktet e qumështit dhe sa më shumë të zvogëlohen sheqernat e thjeshta, të cilat përfshijnë orizin e bardhë, pataten e bardhë, bonbonet, ëmbëlsirat, lëngjet dhe ushqimin e përpunuar.

Mirëpo, ndryshimi i ushqimit mund të ndikojë te disa lloje, e te disa të tjera jo. Provoni ushqimin dymujor pa qumësht, pa gluten, pa produkte qumështi dhe pa karbohidrate, për të parë se a po eliminohen aknet.

Tretmanët topikalë, siç janë retinoidet, antibiotikët dhe ilaçet kundër inflamacionit, si edhe thartira e salicinës dhe peroksid benzoli, gjithashtu mund të përdoren për shërimin e akneve hormonale.

Shumica e femrave megjithatë ka më shumë sukses me tretmanë hormonalë. Njëri ndër ilaçet më të shpeshta orale janë pilulat kontraceptive, të cilat rregullojnë ciklin menstrual dhe mund të zvogëlojnë aknet.

Është me rëndësi të përmenden disa forma, të cilat vetëm lirojnë progestinën, mund të përkeqësojnë aknet.