Adriana Matoshi, aktorja e njohur shqiptare shumë herë ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale, përmes intervistave të ndryshme.
Aktorja ka treguar se ka një lidhje mjaftë të ngushtë me vajzën e saj të madhe, Kaonën.
Zakonisht përmes rrjeteve sociale, Adriana ka ndarë imazhe me vajzën ku ka treguar se ngjajnë si dy shoqe të ngushta.
Së fundmi, Adriana në llogarinë e saj në “Instagram” ka shpërndarë një video, ku Kaona po luante me karta, një ndër lojërat më të shpeshta që qarkullon në “Tik Tok”
.
Duke qenë mjaftë e vështirë për të ndërtuar diçka me karta (letra), Kaona po ia dilte mbanë mjaftë mirë, mirëpo Adriana ia prishi lojën.
Pasi ia rrëzoi të gjitha kartat, dhe Kaona u nervozua.
Ndërkohë Adriana para pak kohësh ka luftuar edhe me tumorin, pasi ai iu rikthye pas 9 vitesh.