Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima gjendet pa shenja jete në afërsi të një restoranti

Një vdekje e dyshimtë është raportuar së fundi në rajonin e Prizrenit.

Raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe e urgjencës.

Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.