Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili ka thënë se KEK-u po eksporton energji elektrike, ndërkohë që KOSTT-i po e blen atë dyfish më shtrenjtë për t’i mbuluar humbjet në veri.
Kurti ka thënë se kur ka tepricë të energjisë elektrike, ajo eksportohet.
“Eksportimi i energjisë për muajt janar dhe shkurt janë tre faktorë njëri prej të cilëve është keqkuptim. Faktori i parë është tranziti i energjisë ai nuk është eksportim. Kur Serbia i shet energji Serbisë, apo anasjelltas. Kur Maqedonia Malit të Zi apo kalon nëpër Kosovë por nuk është eksport sepse hyn e del. Duhet të kemi kujdes të mos e keqkuptojmë. Faktori i parë dhe i dyti është që Ujmani ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë. Ne i kemi gjetur ato kontrata të cilat janë afatgjate e që janë bërë nga Ujmani. Ujmani eksporton sepse ka obligim kontraktual shitjen kaq të lirë në një krizë energjetike. Faktori i tretë, Teprica e energjisë sidomos në orët pasmesnate. Më orën 3 prodhimin 903 ndërsa konsumi 300. Çka me i bo kësaj energjie, me ia dhënë KOSTT-it, çka i duhet? Kur ka tepricë normalisht që eksportohet”, ka thënë Kurti.
“Pra ky është ndikimi i tre faktorëve të energjisë, pra i pari është keqkuptim dhe të dytë janë real. Për çmimet që është tema e sotshme do të flasë në mënyrë të veçantë pak më vonë”, tha Kurti.